Shkup → Kosovë

Provoje pa u regjistruar

Mjafton kontakti dhe ID e porosisë. Informatat tjera i marrim kur paketa arrin në magazinë.

  • Përdor adresën tonë
  • Merr njoftim
  • Paguaj kur e merr pakon

Adresa e magazinës

Ul. Industriska no.1
Skopje, Aerodrom - 1000
North Macedonia
+389 78 55 88 55

Mbështetja për klientë

Sjellim paketat tua nga:

TemuAliExpress

Të dërgojmë vetëm njoftime për paketën tënde. Asgjë tjetër.

Numra që flasin për ne

Mijëra pako të dorëzuara, asnjë e humbur në kufi.

5,000+

Pako të dërguara

1–2

Ditë mesatare deri në Kosovë

99.8%

Pako të dorëzuara me sukses

Pse të na zgjedhësh ne?

Ne e bëjmë porositjen nga TEMU të thjeshtë, të sigurt dhe pa stres.

Adresë e sigurt në Shkup

Pakot tuaja pranohen në magazinën tonë në Shkup dhe organizohen menjëherë për transport në Kosovë.

Dorëzim në gjithë Kosovën

Kurrierët tanë dorëzojnë në çdo qytet dhe fshat të Kosovës — direkt në derën tuaj.

Transport i shpejtë MKD → RKS

Pakot kalojnë çdo ditë nga Shkupi në Kosovë, pa pritje të gjata dhe pa komplikime.

Gjurmim dhe njoftime

Ju njoftojmë për statusin e porosisë në çdo hap përmes Viber-it ose telefonit.

Mbështetje reale nga ekipi ynë

Keni pyetje? Ekipi ynë ju ndihmon gjatë gjithë procesit të porosisë dhe dorëzimit.

Ne kujdesemi për pjesën e ndërlikuar

Dërgimi nga shitësit ndërkombëtarë në Kosovë ka qenë gjithmonë e komplikuar — kalimet kufitare, doganat, mungesa e dërgimit nga shumë platforma. Ne e kemi zgjidhur këtë.

Përdor adresën tonë në Shkup kur blen, regjistro porosinë në platformën tonë, dhe ne kujdesemi për pjesën tjetër — pranimin, doganën, dhe dorëzimin direkt te ti.

Një tarifë e thjeshtë

Pa abonime, pa pagesa ekstra, pa befasi.

7€/Tarifa fikse për paketë
  • Gjurmim dhe njoftime
  • Dorëzim në gjithë Kosovën
  • Merr njoftim
  • Paguaj kur e merr paketën.

Sjellim paketat tua nga:

TemuAliExpress

Si funksionon

Katër hapa të thjeshtë nga porosia te dera jote.

01

Përdor adresën tonë

Regjistrohu dhe merr kodin tënd unik. Përdor adresën tonë të magazinës në Shkup kur blen online.

Ul. Industriska no.1
Skopje, Aerodrom - 1000
North Macedonia
+389 78 55 88 55
02

Regjistro paketën

Shëno numrin e porosisë në platformë që ne ta gjejmë sapo të arrijë.

03

Merr njoftim

Të dërgojmë njoftim në Viber dhe email kur paketa arrin, niset, dhe vjen për dorëzim.

04

Paguaj kur e merr pakon

Pa pagesa paraprake, pa surpriza.

Udhëtimi i paketës tënde

Tre ndalesa nga shitësi te dera jote — gjithçka e gjurmuar.

Udhëtimi i paketës tënde
01

1. Porosi nga Kina

Bli në Temu, AliExpress, Shein ose çdo shitës tjetër. Përdor adresën tonë në Shkup si destinacion.

02

2. Magazina jonë në Shkup

Pakot mbërrijnë te ne. Ne i konfirmojmë, përgatitim dokumentacionin doganor dhe i nisim drejt Kosovës.

03

3. Dorëzim në Kosovë

Kurrierët tanë e sjellin paketën deri te dera juaj. Paguan vetëm kur e merr pakon.

Çfarë thonë klientët tanë

Mijëra klientë në Kosovë na besojnë porositë e tyre.

Mu ka doke shume e komplikuar me porosit prej TEMU, po realisht u kon super lehte. Pakoja me ka ardhe per 8 dite prej qe kam porosite dhe krejt pa problem.

A

Albulena K.

Prishtine

Sinqerisht nuk e kom besu ne fillim 😅 po tash i kom bo disa porosi. Cdo here m’kanë ardhe normal edhe ma cojne njoftimin ne Viber kur niset pakoja.

D

Driton H.

Prizren

Ma mire se me prit me jave ose me pagu shipping shume shtrejte. Keta ma kane sjelle direkt ne dere edhe pagesen e bona kur e mora.

L

Liridona M.

Gjilan

❓ Pyetjet më të shpeshta

A është e sigurt?

Po, porosia juaj pranohet në magazinën tonë dhe dorëzohet direkt në Kosovë.

Sa kushton?

Transporti fillon nga 7€ për porosi standarde.

Sa zgjat?

Zakonisht 24h nga mbërritja e pakos në Shkup.

A paguaj doganë?

Për shumicën e pakove me vlerë nën 22€ zakonisht nuk paguhet doganë shtesë.

Gati për paketën tënde të parë në Kosovë?

Regjistrohu falas për t'i parë të gjitha porositë e juaja.

Regjistrohu falas